Abrahami suspendohet me shtatë ndeshje Foto: Reuters

Abrahami suspendohet me shtatë ndeshje

13 November 2019 22:27

Kapiteni i Eintracht Frankfurtit, David Abraham, është suspenduar me shtatë ndeshje moslojë, pasi që kishte rrëzuar trajnerin e Freiburgut gjatë ndeshjes në fundjavë, në Bundesligë. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Gjermanisë të mërkurën.

Abraham kishte goditur me krah trajnerin e Freiburgut, Christian Streich, gjatë ndeshjes të së dielës, duke e rrëzuar atë përtokë, transmeton Koha Ditore. Abraham ishte duke ndjekur një top që kishte dalë jashtë fushës. Gjesti i tij nxiti një zënkë masive.

Pos suspendimit është gjobitur edhe me 25 mijë euro. Lojtari i Freiburgut, Vincenzo Grifo, është suspenduar me tri ndeshje, pasi sistemin VAR e kishte kapur atë duke tentuar të hakmerrej ndaj Abrahamit në zënkë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme