Sport

Shqipëria U-17 nis me humbje të thellë eliminatoret

Descriptive Text

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të Grupit 8 në kuadër të raundit të parë eliminator për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm që do të mbahet në Estoni.

Shqipëria, të mërkurën, është mposhtur nga Portugalia me rezultatin 4:0, shkruan Koha Ditore. Ndeshjet e këtij grupi po zhvillohen në Portugali, kurse ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta luajë kundër Ukrainës, e cila në duelin e parë ka triumfuar ndaj Gjeorgjisë (2:0).

Dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës do të zhvillohet më 16 nëntor, kurse tri ditë më vonë, “kuqezinjtë” do të përballen me Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze eliminatore. Dy ekipet e para në grup do të avancojnë në raundin elitar.