Ismajli drejt kampionatit italian Foto: HNK Hajduk Split

Ismajli drejt kampionatit italian

13 November 2019 21:52

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, pritet që karrierën të vazhdojë në Serie A të Italisë.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se interesim për shërbimet e Ismajlit kanë treguar Bologna dhe Atalanta, shkruan Koha Ditore. Mësohet se dy skuadrat italiane tashmë kanë nisur negociatat me Hajdukun e Splitit, ekip me të cilin Ismajli ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Kartoni i Ismajlit vlerësohet rreth një milion euro dhe Bologna e Atalanta janë të gatshme të paguajnë këtë dëmshpërblim për transferimin e 23-vjeçarit gjatë janarit.

Skautët e skuadrave italiane kanë përcjellë Ismajlin te Hajduku në disa ndeshje dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij. Ai këtë sezon ka 15 paraqitje për ekipin kroat në të gjitha garat.

Ismajli prej vitit 2016 është pjesë e Hajdukut, kurse me Shqipërinë ka tetë ndeshje të zhvilluara.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme