Silva ndëshkohet nga Federata Angleze për postimin për Mendyn Foto: Getty Images

Silva ndëshkohet nga Federata Angleze për postimin për Mendyn

13 November 2019 20:41

Bernardo Silva i Manchester Cityt është ndëshkuar me një ndeshje moslojë dhe me 50 mijë funte gjobë pasi komisioni i Federatës Angleze të futbollit ka pranuar se “ai nuk e ka pasur qëllimin që të jetë racist” për një cicërimë në Twitter për bashkëlojtarin Benjamin Mendy.

Silva e kishte krahasuar Mendyn me karakterin e një pakoje Conguitos – brend ky çokolate që gjendet në Spanjë dhe në Portugali, raporton BBC.

Silva e fshiu postimin 46 minuta pas publikimit para se të shkruante: “Ditëve të sotme s’mund të bësh as shaka me miq”.

E raporti i FA-së tha: “Shumë njerëz mund të ofendoheshin me përmbajtjen”.

“Lojtari nuk e ka pasur qëllimin që postimi të jetë ofendues apo racist në ndonjë mënyrë. Është e qartë se cicërima ka qenë thjesht një shaka mes miqve të afërt. Megjithatë, ky s’ka qenë komunikim privat mes dy miqve. Postimi u ekspozua në një media sociale para 600 mijë ndjekësve e futbollistëve të profileve të larta e të shumë-respektuar”, tha më tej Federata Angleze, transmeton Koha.net.

“Shumë njerëz që e kanë parë fotografinë e postuar në Twitter do ta kishin konsideruar atë si ofenduese me referencë racën, ngjyrën apo prejardhjen etnike në atë mënyrë që padyshim se do ta diskreditonin futbollin”.

Sulmuesi portugez, 25 vjeç, do të kryejë një seancë edukative për shkak të postimit të tij, pasi ka pranuar se ka shkelur rregullat e Federatës.

Komisioni i FA-së ka thënë po ashtu se kanë pranuar një letër të shkruar nga Mendy ku mbështet bashkëlojtarin e tij.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme