Sport

Villa do të tërhiqet nga futbolli aktiv

Ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka vendosur që në fund të këtij edicioni të tërhiqet nga futbolli aktiv, kanë njoftuar të mërkurën mediumet e huaja.

Villa 37-vjeçar, është pjesë e ekipit nga Japonia, Vissel Kobe që edhe do të jetë i fundit në karrierën e tij aktive, transmeton Koha Ditore.

Ai ka pranuar se ka ardhur koha që pas një karriere 19-vjeçare dhe më shumë suksese, të përshëndetet nga futbolli aktiv.

“Unë dua që të tërhiqem nga futbolli dhe jo të detyrohem për një gjë të tillë. Kështu që, në fund të këtij edicioni do t’i them lamtumirë karrierës aktive”, ka thënë Villa.

Villa është golashënuesi më i mirë në histori të Përfaqësueses së Spanjës me 59 gola në 98 ndeshje të luajtura kurse karrierë ka bërë edhe te Melbourne City, Neë York City, Atletico Madridi, Barcelona, Valencia, Zaragoza e Sporting Gijon. Krahas trofeve me klube, Villa me Spanjën ka fituar një titull bote dhe një të Evropës.