Ten Hag: De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Ten Hag: De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

12 November 2019 13:27

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, beson që Matthijs de Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë.

De Ligt u transferua nga Ajaxi te Juventusi gjatë afatit veror për 75 milionë euro dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të hyjë në formacionin e parë.

Ten Hag ka thënë se gjithmonë e ndjek holandezin dhe beson që në të ardhmen do të arrijë të bëhet mbrojtësi numër një, transmeton kp.

“Jam krenar për gjërat që ka arritur në një kohë të shkurtër te Juventusi dhe besoj që do të vazhdojë kështu. Nuk e di nëse De Ligt ka treguar 60-80% të potencialit, por jemi duke folur për një ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe nuk kam dyshim që së shpejti do të jetë numër një në këtë pozitë”, deklaroi ai.

De Ligt me Juventusin vazhdojnë me formën e shkëlqyer pasi janë bërë klubi i vetëm në pesë ligat më të mëdha evropiane që nuk ka humbje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme