Sport

City në garë për Camavingan

Manchester City është futur në garë për shërbimet e mesfushorit defensiv të Rennesit, Eduardo Camavinga, ka raportuar të martën tabloidi anglez “The Sun”.

17-vjeçari, këtë vit ka debutuar me ekipin e parë të Rennesit dhe po impresionon me paraqitjet e tij. Ai te City po shihet si pasardhës i denjë i Fernandinhos, i cili do të largohet nga kampioni i Anglisë në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Camavinga deri më tani, ka regjistruar 16 ndeshje në të gjitha garat. Mësohet se City është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për Camavingan, i cili është produkt i Rennesit dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

Krahas Cityt, interesim për Camavingan kanë shprehur edhe Barcelona, Real Madridi, Arsenali, Chelsea e Manchester Unitedi.