Florenzi do të largohet nga Roma

Florenzi do të largohet nga Roma

12 November 2019 12:56

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alessandro Florenzi pritet të largohet nga skuadra e Romës, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion.

“Gazzetta dello Sport”, ka raportuar të martën se Florenzi ka kërkuar largimin nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shprehur Interi, Fiorentina, Sampdoria dhe Cagliari. 28-vjeçari, këtë edicion është kapiten i Romës kurse deri më tani ka regjistruar nëntë paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2023. Florenzi ka edhe 34 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë kurse pjesë e Romës është verës së vitit 2012 kur u transferua nga Crotone. Kartoni i Florenzit, vlerësohet rreth 25 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme