Taisoni u ndie i pafuqishëm pasi u përjashtua për reagim ndaj racizmit

Taisoni u ndie i pafuqishëm pasi u përjashtua për reagim ndaj racizmit

12 November 2019 12:29

Mesfushori brazilian, Taison, ka thënë se po derdhte “lot të pafuqisë”, pasi u përjashtua për reagim ndaj fyerjeve raciste gjatë fitores 1:0 që Shakhtar Donetzku e shënoi të dielën në shtëpi ndaj Dynamo Kievit në kampionatin ukrainas.

Taison, 31-vjeçar, ka bërë gjeste në drejtim të tifozëve të Dynamos dhe e ka shqelmuar topin në drejtim të tyre, para se referi të largonte lojtarët nga fusha dhe të përjashtonte me të kuq Taisonin, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkëlojtari i Taisonit te përfaqësuesja e Brazilit, ylli Neymar, ka qenë në mesin e atyre që ka dërguar mesazhe përkrahëse.

“Kurrë nuk do të mbylli gojën për një veprim të tillë çnjerëzor dhe përbuzës”, ka thënë Taison.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme