Sport

Ky ishte supergoli i Çekiçit në Slloveni

Futbollisti shqiptar i Olimpias së Lubjanës, Endri Çekiçi, të dielën kishte realizuar dy gola për fitoren e ekipit të tij ndaj Tabor Sezanas në xhiron e 17-të të elitës së futbollit të Sllovenisë.

Një nga ta ishte gol i mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në distancë të konsiderueshme.

Çekiçi kishte rastin të shënonte hat-trick në ndeshje, por kishte humbur penalltinë në pjesën e parë.

22-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy në 18 ndeshje në të gjitha garat.