Sport

Italiani Rocchi gjykon ndeshjen Çeki – Kosovë

Gjyqtari me famë botërore, Gianluca Rocchi, është caktuar për të ndarë drejtësinë në përballjen mes Çekisë e Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”.

Asistentë të Rocchit do të jenë italianët tjerë Filippo Meli e Ciro Carbone.

Massimiliano Irrati është gjyqtari i katërt.

Ndeshja që zhvillohet të enjten në Çeki është vendimtare për fatin e Kosovës që të arrijë kualifikimin në “Euro 2020”. Kosova kërkon fitoren ndaj Çekisë, ndërsa me humbje eventuale, Kosova do ta humbte mundësinë për të dalë në vend të dytë që siguron kualifikimin.