Çekiçi dy gola në Slloveni, Kadri një në Danimarkë

Çekiçi dy gola në Slloveni, Kadri një në Danimarkë

10 November 2019 22:11

Endri Çekiçi ka realizuar dy gola për Olimpian e Lubljanës të dielën në fitoren 2:0 që e shënoi në shtëpi ndaj Tabor Sezanas në xhiron e 17-të të elitës së futbollit të Sllovenisë.

Çekiçi realizoi golat në minutat 14-të dhe 46-të, ndërsa ai e lëshoi rastin për të kompletuar “hat-trickun”, pasi humbi një penallti në pjesën e parë. Çekiçi 22-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në dy 18 ndeshje në të gjitha garat.

Në Danimarkë, Bashkim Kadri ka vazhduar me gola. Kadri ka shënuar një gol për Odensen në humbjen 4:3 të pësuar nga Lyngby të dielën në xhiron e 16-të të Superligës daneze. Kadri realizoi golin e dytë të Odenses. Kadri ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar gjashtë të tjerë në 16 ndeshje në elitën daneze.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme