Guardiola me sarkazëm falënderon gjyqtarët pas humbjes nga Liverpooli

Guardiola me sarkazëm falënderon gjyqtarët pas humbjes nga Liverpooli

10 November 2019 19:53

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka falënderuar me sarkazëm gjyqtarët e ndeshjes me Liverpoolin të dielën në Premier Ligë.

Liverpooli fitoi 3 me 1 në Anfield, me ekipin e Cityt që disa herë u ankua në gjykimin nga Michael Oliver, duke dalluar dy herë kur lojtarët e Liverpoolit prekën topin me duar brenda zonës së rreptësisë, por që nuk mjaftuan për gjyqtarin që të ishin penalti.

Pas takimit, Guardiola, që reagoi ashpër gjatë lojës, me sarkazëm ka falënderuar gjyqtarët në mesin e fushës.

Fitorja e largon Liverpoolin në vendin e parë në tetë pikë nga pozita e dytë, Leicesteri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme