Sport

Rashica asiston në humbjen e Bremenit ndaj Gladbachut

Descriptive Text

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, ka pësuar humbje nga lideri i Bundesligës gjermane, Borussia Monchengladbach.

Liderët e Gjermanisë serinë e golave e nisën në minutën e 20 për avantazhin prej 1-0 ndërsa vetëm 2 minuta më pas shënuan sërish për të dyfishuar epërsinë.

Golin e parë e shënoi Bensebaini R. ndërsa të dytin Herrmann.

Ndërsa, mysafirët ia dolën të shënonin në minutën e 28-të përmes Osakas pas një asisti të Rashicës, por goli u anulua pas rishikim në VAR pasi sulmuesi i Kosovës kishte shkaktuar faul më parë.

8 minuta në fillim të pjesës së dytë, mysafirët patën mundësinë ideale për të ngushtuar epërsinë pasi u akuordua penalti në të mirë të tyre, por goditja e kapitenit Klaassen u prit nga portieri i Gladbachut.

Vendësit shënuan për rezultatin 3-0 në minutën e 59-të të ndeshjes, kurse krejt çka Bremeni mundi të bënte ishte të shënonte golin e nderit në minutën 90+3 përmes Bittencourtit pas një asisti nga Rashica.

Me këtë humbje, Bremeni zë vendin e 14-të me vetëm 11 pikë të tubuara nga 11 ndeshje të zhvilluara, për dallim nga Gladbachu që ruan kreun me 25 pikë, 4 më shumë se Leipzigu e Bayerni në vendin e dytë, respektivisht të tretë.