Sport

Curin, notari paralimpik që ndryshoi perceptimin për paaftësinë fizike

Descriptive Text

Theo Curin nuk është tinejxher i zakonshëm.

Në moshën gjashtëvjeçare ai mori meningjit. Për të shpëtuar jetën e tij, mjekët u desh t’ia amputonin gjymtyrët e tij. Ishte aq i ri kur ndodhi, saqë ai ka harruar dhembjet e asaj procedure.

Që nga atëherë, mosaftësia e tij fizike nuk e ka ndaluar atë. Ai është notar që përfaqëson Francën në nivelin më të lartë. Në Lojërat Paralimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro, ai ishte anëtari më i ri i delegacionit të Francës.

Duke ecur në byronë e CNN-it në Paris më këmbët e tij protezë që lidhen pak përfundi gjunjëve të tij, Curin rikujton momentin kur së pari aterroi në Brazil, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. “Të jesh në Lojërat Olimpike si 16-vjeçar është diçka e jashtëzakonshme”, thotë ai.

Por Curin nuk ishte gjithmonë i interesuar në sport, e edhe më pak pëlqente notin. Edhe para sëmundjes së tij, Curin kishte fobi nga uji.

“E urreja ujin. Kur kishim udhëtime me shkollë për në pishina, unë nuk shkoja pasi isha i frikësuar”, rrëfen ai.

Takimi me idhullin Croizon

E gjitha kjo ndryshoi kur ai takoi parasportistin francez, Philippe Croizon. Po ashtu, në mungesë të katër gjymtyrëve për shkak të amputimeve, Croizon është i famshëm se ka notuar përgjatë Kanalit Anglez në vitin 2010. Shtatëvjeçar atëkohë, takimi i kishte lënë Curinit një dëshirë të flakët për të dëshmuar se mund të bëjë çdo gjë.

I inkurajuar nga Croizon për t’u marrë me not, të cilin tash e ka shok të familjes, Curin shpejt nisi të vlerësonte sportin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)