Sport

PSG kalon grupin në Ligën e Kampionëve, Reali “shkel” Galatën

Paris Saint-Germaini ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve me fitoren e katërt rresht në Grupin A.

Klubi francez mposhti Club Bruggen 1 me 0 me golin e Mauro Icardit në minutën e 22-të.

Në këtë grup, në xhiron e katërt Real Madridi ka fituar thellë ndaj Galatasarayt,6 me 0.

Rodrygo kontribuoi me hat-trick e Karim Benzema shënoi dy gola, ndërsa Sergio Ramos realizoi një tjetër.

PSG është e para në grup me 12 pikë. Reali ka shtatë në vendin e dytë, ndërsa e ndjekin Club Brugge me dy pikë dhe Galata me vetëm një.

Image