Sport

Unitedi ndan pikët me Southamptonin

Manchester Unitedi nuk ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Southamptoni.

“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 0-0, raporton Koha.net.

Rastin më të mirë për të shënuar gol në këtë përballje e pati sulmuesi i Southamptonit, Gabbiadini, i cili nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e gjashtë.

Pas këtij barazimi Unitedi ka 66 pikë në vendin e gjashtë, derisa Southamptoni në vendin e tetë ka 46 pikë.