Sport

Andre Gomes lirohet nga spitali pas operimit në këmbë

Foto: Reuters

Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes, është liruar nga spitali pas operimit në këmbë, si pasojë e lëndimit të rëndë që pësoi në përballjen me Tottenhamin në Premier Ligë në fundjavë.

26-vjeçari tani do të vazhdojë rehabilitimin nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të Evertonit.

Në një njoftim të klubit, të hënën është thënë që “operimi shkoi shumë mirë” dhe Gomesi “pritet të rikuperohet plotësisht”.

Lëndimi i rëndë i Gomesit kishte shtangur të gjithë në fushë, me sulmuesin e Tottenhamit Son Heung-min, që ishte pjesë e incidentit, që qante teksa u përjashtua nga ndeshja.