Sport

Aguero: Ta thyej rekordin e Henryt do të ishte e pabesueshme

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, mendon të thyejë rekordin e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry.

Henry është në top 5 lojtarët që ka shënuar më së shumti gola në historinë e Premier Ligës, transmeton kp.

Aguero për momentin ka shënuar 173 gola në 249 paraqitje duke pasur dy gola më pak se legjenda franceze.

Futbollisti argjentinas ka thënë se do të ishte e mrekullueshme nëse do ta thyente këtë rekord pasi Henry ka bërë historinë.

“Jam i lumtur që shënoj shumë gola dhe të jem afër të kaloj një lojtar si Henry. Të thyeja këtë rekord do të ishte e pabesueshme. Do të vazhdoj të punoj dhe të arrij sa më shumë. Erdha në Evropë në moshën 18-vjeçare dhe sot jam 31-vjeç. Vitet kanë kaluar shumë shpejt, gjë që ka bërë të mos kem shumë kohë, andaj dua ta shijoj”, deklaroi ai.

Argjentinasi gjithashtu foli edhe për Topin e Artë, duke thënë se nëse do ta fitonte Lionel Messi do të ishte i lumtur.

“Favoriti për Topin e Artë gjithmonë ka qenë Leo. Jam i lumtur që jam si kandidat, por favorit është Leo. Jam i lumtur kur ai fiton”, përfundoi Aguero.