Sport

Gjilani “shkel” Ferizajn, Flamurtari befason Dritën

Foto: Driton Paçarada/Koha Ditore

Gjilani ka fituar thellë ndaj Ferizajt në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll për të mbajtur hapin me Ballkanin në krye të tabelës.

Fiton Hajdari shënoi hat-trick, ndërsa një tjetër gol e shtoi Bushiq për fitoren 4 me 0.

Hapin me liderin Ballkani nuk e ka ndjekur Drita, që është befasuar nga Flamurtari.

Fitorja 1 me 0 erdhi falë golit të Tervioll Stullqakut.

Gjilani tani është i dyti në tabelë me 27 pikë, dy më pak se Ballkani. Drita bie në vend të tretë duke mbetur në kuotën e 24 pikëve. Flamurtari është i nënti me 12 pikë, e Ferizaj bie në vend të 11-të me nëntë pikë.

Image