Sport

Kosova e Shqipëria “bashkohen” në mbrojtje të Veronas

Fitore me peshë ka arritur Verona të martën mbrëma në udhëtim ndaj Parmas. Ndeshja e kampionatit italian, Serie A, përfundoi me shifrat 1:0 në të mirë të Veronas, skuadrës që po mbledh pikë në tentim për të mbetur në kategorinë superiore të futbollit italian.

Dy futbollistë shqiptarë po e ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Janë mbrojtësit Amir Rrahmani e Marash Kumbulla që po paraqiten rregullisht për Hellas Veronan dhe madje me shumë sukses. Verona luan me tre lojtarë në vijën e fundit dhe dy prej tyre janë Rrahmani e Kumbulla, shkruan Koha Ditore.

Të dy për herë të parë luajnë në Serie A dhe në një kampionat elitar. Dhe vlerësimet për ta janë pozitive. Ndaj Parmas, njëjtë si në shumicën e ndeshjeve të tjera ishin më të vlerësuarit. E kompletuan ndeshjen përkrah njëri-tjetrit.

Me Rrahmanin e Kumbullën, Kosova e Shqipëria janë “bashkuar” në mbrojtje të Veronas. Rrahmani aktualisht është kapiten i Kosovës dhe prej më të vlerësuarve te “dardanët”. Kumbulla tashmë është reprezentues i Shqipërisë.

Rrugëtimin në karrierë Rrahmani e Kumbulla e kanë pasur shumë të ndryshëm, por janë bashkuar në Serie A.

Kumbulla aktualisht është prej lojtarëve më të përcjellë të Veronas nga mediat në Itali. Atë po e vlerësojnë edhe lider të mbrojtjes së Veronas.

“Nuk është se unë e udhëheq mbrojtjen. Bashkëlojtarët më ndihmojnë, duke përfshirë edhe sulmuesit e mesfushorët”, ka thënë Kumbulla pas ndeshjes me Parman... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)