Sport

Interi fiton në fund ndaj Bolognas, merr kryesimin në Itali

Interi ka përmbysur rezultatin ndaj Bolognas në 15 minutat e fundit të takimit për të rrëmbyer pozitën e parë në tabelën e Serisë A.

Roberto Soriano kaloi Bolognan në epërsi në minutën e 59-të, para se Romelu Lukaku të realizonte në minutat 75 dhe 90 për fitoren 1 me 2 të Interit.

Interi tani ka 28 pikë pas 11 ndeshjeve dhe prin në tabelë. Juventusi është i dyti me 26 pikë me 10 ndeshje të zhvilluara.

Image