Rënia e madhe e Dele Allit

Rënia e madhe e Dele Allit

02 November 2019 10:29

Mesfushori Dele Alli ka nevojë që të ketë përkrahjen e tifozëve, në mënyrë që të kthejë formën e tij, për çka ka humbur vendin e titullarit, si tek Tottenhami ashtu edhe te Përfaqësuesja e Anglisë.

Kështu ka thënë të premten në një intervistë për mediumet angleze, trajneri i Tottenhamit, argjentinasi Mauricio Pochettino. Alli 23-vjeçar ka pësuar një rënie drastike të formës në dy edicionet e fundit, pas shkëlqimit që e pati në edicionin 2016/17 kur realizoi 23 gola, shkruan sot Koha Ditore.

Edicionin e shkuar, Alli realizoi vetëm shtatë gola dhe ishte ndër më të dobëtit te Tottenhami që arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, kurse këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar.

Gjithashtu, këtë edicion Alli ka pasur edhe një lëndim, i cili dukshëm ia ka vështirësuar punën që të stabilizohet si titullar te Tottenhami. Pochettino ka thënë se është i befasuar me rënien e shpejtë të mesfushorit të tij, por ka insistuar se Alli është ende i ri dhe krejt çka i duhet është përkrahja e tifozëve, në mënyrë që të motivohet për të qenë lojtari që ishte para dy vjetësh.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme