Sport

Rashica i pandalshëm, realizon supergol në Kupën e Gjermanisë

Descriptive Text

Milot Rashica s’ka të ndalur. Ylli kosovar ka realizuar një supergol për Werder Bremenin në Kupën e Gjermanisë në fazën e 1/16-s së finales ndaj Heidenheimit.

Ai realizoi nga distanca në minutën e gjashtë për të kaluar ekipin e tij në epërsi.

Ylli i Kosovës shënoi ditë më parë edhe në Bundesligë, në barazimin e Werderit ndaj Bayer Leverkusenit.

Në këtë sezon, në pesë paraqitje në Bundesligë për Werderin, Rashica ka tre gola.


Werder Bremeni në fund fitoi 4 me 1 për të kaluar në 1/8 e finales. Rashica luajti deri në minutën e 74-të kur u zëvendësua nga Goller.