Sport

Basketboll, Rahoveci nesër e pret Ibarin

Skuadra e Rahovecit do ta presë Ibarin e Rozhajës në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e mërkurë, 18:00) në palestrën “Mizahir Isma” dhe është e para për Rahovecin që e luan në shtëpi në kuadër të BIBL-it.

Rahoveci, javën e shkuar në xhiron e parë debutoi me humbje në këtë garë nga Peja (77:54). Te Rahoveci në këtë ndeshje do të debutojë trajneri nga Maqedonia, Marjan Ilievski, që zëvendësoi kroatin Neven Plantak para pak ditësh.

Pos Rahovecit, Pejës e Ibarit, pjesë e BIBL-it janë edhe Vllaznia e Shkodrës dhe Academic Bultexi i Bullgarisë.