Sport

Rakitiq ka marrëveshje me Barçën të largohet në janar

Mesfushori kroat Ivan Rakitiq përfundimisht do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar të martën se Rakitiq tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën për t’u larguar, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion.

31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm tetë paraqitje apo 203 minuta lojë në të gjitha garat për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde, transmeton Koha Ditore.

Rakitiq është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 kur u transferua nga Sevilla për 20 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2021.

Sipas të gjitha gjasave, Rakitiq pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A, te skuadra e Interit që i prinë garës për shërbimet e tij. Kartoni i Rakitiqit që ka edhe 106 paraqitje me Kroacinë, vlerësohet rreth 40 milionë euro.