Sport

Manchesteri insiston për Sanchon

Foto: Reuters

Krerët e Manchester Unitedit po bëjnë gati një ofertë prej 120 milionë eurosh për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e mesfushorit Jadon Sancho.

“Daily Mail” ka raportuar të hënën se Manchesteri në janar edhe zyrtarisht do të nisë negociatat me Dortmundin, pasi e sheh Sanchon si përforcim të duhur, shkruan “Koha Ditore”.

Sancho këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar në rolin e tij në Bundesligë dhe ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022. Ai deri më tani, ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime në 13 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat.

Sancho te ekipi gjerman u transferuar vitin e shkuar nga të rinjtë e Manchester Cityt. Ai ka edhe dy gola në dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.