Sport

Unitedi u kthehet fitoreve

Descriptive Text

Pas një serie të dobët rezultatesh në Premier Ligë, Manchester Unitedi u është kthyer fitoreve duke e mposhtur 1 me 3 Norwichin në xhiron e dhjetë të Premier Ligës.

Scott McTominay, Marcus Rashford e Anthony Martial realizuan golat për “Djajtë e Kuq” para se Onel Hernandez të ngushtonte epërsinë e mysafirëve.

Në tabelë, Unitedi ngjitet në pozitën e shtatë me 13 pikë, dy më pak se Crystali që është i gjashti.