Sport

Traore, futbollisti i parë i lindur më 2002 që shënon gol në Serie A

Anësori i Atalantas, Amad Traore, ka hyrë në histori si futbollisti i parë i lindur më 2002 që ka shënuar gol në Serie A.

Talenti, që ka mbushur 17 vjet në korrik, debutoi si zëvendësues në fitoren e sotme 7 me 1 ndaj Udineses.

Ai shënoi gol pas vetëm gjashtë minutash pasi hyri në lojë.

Amad Traore impresionoi edhe te të rinjtë e Atalantas në mesjavë duke shënuar gol e duke asistuar në fitoren 3 me 1 ndaj Manchester Cityt.

Anësori i djathtë ka shënuar katër gola e ka asistuar pesë herë në të gjitha garat për ekipin e të rinjve të Atalantas këtë sezon.