Sport

Rexhepi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit

Descriptive Text

Xhengis Rexhepi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Dukagjinit.

Ai njoftoi për dorëheqjen pas humbjes nga Ballkani 3 me 0 në xhiron e 12-të të Superligës.

Në 12 ndeshje me Dukagjinin, Rexhepi arriti vetëm dy fitore e pati nëntë humbje. Rexhepi që kohë më parë tha se ekipi i tij është “Barcelonë” e Superligës së Kosovës, ka përsëritur qëndrimin se ka pasur lojëra të mira, pavarësisht humbjeve.

“Të nderuar miq, media dhe dashamirë të futbollit. Pas rezultateve negative në drejtimin e KF Dukagjini ndjejë përgjegjësi morale të jap dorëheqje. Me dinjitet dhe karakter jemi munduar t’i mbrojmë ngjyrat e klubit, në pjesën dërmuese të ndeshjeve kemi qenë ekip më e mirë, por në futboll nuk mjafton të luash mirë,duhet të fitosh, kriza dhe rezultatet negative kanë qenë vetëm tabelare, sa i përket lojës kemi luajtur shumicën e ndeshjeve shumë mirë, rastet e humbura,shtyllat, gabimet që janë bërë ndaj klubit nuk mbahen në mend, ndeshjet e mirë harrohen, syri i njeriut shikon vetëm rezultatin final”, ka shkruar ai në Facebook duke falënderuar krerët e klubit.