Sport

Schalke – Dortmund ndahen në paqe

Nuk ka dhënë fitues derbi i sotëm i Bundesligës ndërmjet Schalkes dhe Dortmundit.

Ekipet kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Dortmundi pati më tepër topin në këmbët e veta, megjithatë ishin vendasit ata që patën më tepër tentime për gol, por asnjëra prej skuadrave nuk tregoi efikasitet.

Dortmundi tani mban vendin e tretë me 16 pikë pas nëntë xhirove, derisa Schalke me një pikë më pak mban vendin e shtatë.