Sport

Juve ndan pikët me Leccen

Juventusi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Lecce.

Bianconerët kaluan të parët në epërsi në minutën e 50 përmes Dybalas, i cili shënoi nga penaltia, transmeton Koha.net.

Por, pas gjashtë minutave vendasit barazuan shifrat përmes Mancosut.

Përkundër barazimit Juve mbetet lider me 23 pikë pas nëntë ndeshjeve, derisa Lecce në vendin e 16 ka tetë pikë.