Sport

Bayerni interesohet për Nunezin

Descriptive Text

Skuadra e Bayern Muenchenit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll Unai Nunez, ka shkruar "Kicker" të premten.

Nunez është pjesë e Athletic Bilbaos dhe te Bayerni janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 30 milionë eurosh për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Bayerni medoemos duhet të forcohet gjatë janarit për shkak të lëndimeve të mbrojtësve Niklas Suele e Lucas Hernandez. Nunez shihet si përforcim ideal nga trajneri i Bayernit, Niko Kovaq.

22-vjeçari këtë edicion ka tri paraqitje në La Liga, kurse me Bilbaon ka kontratë deri në vitin 2023. Nunez muajin e shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen e Spanjës.