Sport

Yjtë kosovarë konfirmojnë rritjen edhe në klubet e tyre

Milot Rashica e Vedat Muriqi po shkëlqejnë me fanellën e Kosovës, por edhe me atë të klubeve të tyre, Werder Bremen e Fenerbahçe. Të dy lojtarët ofensivë të Kosovës kanë kontrata afatgjata me klubet aktuale, por vlerësohet vështirë e mundshme që Werderi e Fenerbahçe t'u rezistojnë për kohë të gjatë interesimit të klubeve më të mëdha për dy yjet e Kosovës.

Zhvillimin e hovshëm të Rashicës në Gjermani po e përcjellin klube të mëdha nga vende të ndryshme evropiane, por ai lëvizjen e radhës mund ta bëjë në Gjermani. Skuadra që po luan në Ligën e Kampionëve, RB Leipzig dhe Schalke kanë përtërirë interesimin e tyre për 23-vjeçarin. Kështu ka shkruar të enjten "Sport Bild", ndërsa me këtë temë janë marrë media të shumta gjermane, shkruan sot Koha Ditore.

Rashica ka kontratë me Werder Bremenin deri në vitin 2022, ndërsa tash është lojtari kryesor i kësaj skuadre. Werderi po insiston për të vazhduar kontratën, por kosovari po heziton. Është raportuar se ka mospajtime për klauzolën e lirimit. Por Rashica është i interesuar që të testojë veten edhe në futbollin ndërkombëtar të klubeve, si hap i radhës në karrierë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)