Sport

Dy të arrestuar pas ndeshjes Gjilani-Llapi, dyshohet se sulmuan gjyqtarin anësor

Dy persona janë arrestuar pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit e Llapit, e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohet se e kishin sulmuar gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

Ismet Hasani, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për KTV-në se Berisha ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është duke u trajtuar në qendrën e mjekësisë në Gjilan.

Takimin derbi të sotëm e fitoi Gjilani 3 me 0, duke marrë kryesimin në tabelë.