Sport

Liverpooli ka interesim të madh për Sanchon, thotë Hamanni

Descriptive Text

Liverpooli do të bëjë ofertë në afatin kalimtar të verës për yllin e Dortmundit, Jadon Sancho, sipas ish-mesfushorit të klubit anglez, Dietmar Hamann.

Hamann ka deklaruar për Sky Germany se Liverpooli ka një interes të madh për anësorin anglez, i cili është duke kaluar në një formë të shkëlqyer te Dortmundi që nga transferimi i tij nga Manchester City në vitin 2017, transmeton Koha.net.

“Kam dëgjuar se Liverpooli ka interesim shumë të madh për transferimin e Sanchos. Mund të imagjinoj se ata mund të jenë një nga pretendentët më të mëdhenj këtë verë”, është shprehur Hamann, i cili ka shtuar se Sancho do të ishte zëvendësues ideal në rast të largimit të njërit prej yjeve të Liverpoolit në vijën e sulmit – Salah, Mane, Firmino.