Sport

Juventusi pas Kantes

Descriptive Text

Juventusi vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, raporton Calciomercato.

Megjithatë, raportohet se klubi anglez për shërbimet e Kantes kërkon 115 milionë euro, transmeton Koha.net.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ishte impresionuar me paraqitjen e mesfushorit francez në sezonin e kaluar sa ishte trajner i Chelseat.

Për Kanten gjithashtu kanë shprehur interesim edhe klube të tjera të mëdha evropiane.