Sport

Bayerni fiton ngushtë ndaj Olympiacosit, Tottenhami arrin fitoren e parë

Bayerni ka fituar 2 me 3 ndaj Olympiacosit në xhiron e tretë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Robert Lewandowski shënoi dy gola, ndërsa një tjetër u shtua nga Corentin Tolisso për Bayernin. Te grekët shënuan El Arabi dhe Guilherme.

Në grupin e njëjtë, Tottenhami arriti fitoren e parë duke e mposhtur Cërvena Zvezdën 5 me 0.

Harry Kane e Son Heung-Min shënuan nga dy gola ndërsa Erik Lamela shënoi një tjetër.

Grupit i prin Bayerni me nëntë pikë. Tottenhami ka katër, ndërsa Cërvena Zvezda ka tri. Në fund është Olympiakosi me vetëm një pikë.