Sport

Rrëfimi i kampionit për pasionin, dedikimin dhe sfidat në fushën e tenisit

Ai shquhet për shërbime të forta ndaj kundërshtarëve në terren. Në pistën një kundër një, ai për afër tri dekada vazhdon të shënojë pikë që e shpallin më të mirin në turne prestigjioze.

Tenisin e konsideron si armë pozitive për përgatitjet e tij fizike, ndërsa motivin për jetë ai e mbështet në këtë sport argëtues.

Pavarësisht kushteve joadekuate, Jeton Hajdari kishte filluar të angazhohet gjatë viteve ‘90 në këtë sport olimpik që luhet në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Për emisionin “Express” të KTV-së, ai rrëfen rrugën për t’u bërë kampion i shumëfishtë në tenis brenda Kosovës.

Aktualisht, ai po i shijon fitoret e një pas njëshme në disa turne që organizohen në nivel vendi.

Hajdari qe dhjetë vjet është trajner me licencë të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit për grupmoshat e reja.

Tenisti nga Prishtina, tregoi për favoritët e tij nga të cilët motivohet për të luajtur në fushë.

Tutje, Hajdari tregoi për standardet që duhet t’i ketë një tenist për të manovruar brenda fushës.

Hajdari mbetet me shpresë që masovizimi i tenisit të nisë me projekte konkrete te të rinjtë në Kosovë, në të kundërtën mosinvestimi në këtë sport do të vazhdojë të paraqesë pengesa në zhvillimin e tenistëve të talentuar të vendit.