Lazio pa Strakoshën ndaj Celticut

Lazio pa Strakoshën ndaj Celticut

22 October 2019 20:06

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, do t'i mungojë Lazios për duelin kundër Celticut që e luan në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës, ka shkruar të martën sajti italian “Calciomercato”.

Strakosha do të mungojë për shkak të lëndimit të bërrylit që e pësoi në ndeshjen kampionale kundër Atalantas vikendin e shkuar, në të cilën Lazio barazoi 3:3.

“Lazio do të jetë pa portierin Strakosha ndaj Celticut, i cili u lëndua në duelin kundër Atalantas”, ka shkruar sajti italian, transmeton “Koha Ditore”. Ndeshja Celtic - Lazio, zhvillohet të enjten në kuadër të xhiros së tretë të Grupit E të Ligës së Evropës.

Në këtë ndeshje, te Lazio pritet që të jetë titullar mesfushori Valon Berisha. Lazio ka tubuar tri pikë dhe mban pozitën e tretë në grup.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme