Sport

Kloppi flet për kthimin e Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson që Xherdan Shaqiri është afër kthimit në stërvitje.

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës është jashtë stërvitjeve që nga muaji i kaluar si pasojë e një lëndimi në pulpë, por nuk është larg rikthimit në Melwood.

“Ka marrë më shumë kohë se që është pritur, kjo është e tëra”, tha menaxheri për Liverpoolfc.com.

“Kemi pritur që të kthehet këtë javë, por tani s’është këtu, por do të shohim se kur do të kthehet. Është gjë shumë specifike për të. Nuk është gjë e madhe, thjesht ka marrë kohë më shumë se që kemi pritur”, ka shtuar gjermani.