Sport

Ibrahimoviq: Të gjithë më thërrasin

Zlatan Ibrahimoviq ka refuzuar të konfirmojë nëse ka biseduar me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti, për një rikthim në Serie A.

Ancelotti kishte bërë shaka se do ta kontaktojë Ibrën pas fitores 2 me 0 ndaj Veronas të shtunën dhe sulmuesi e vazhdoi me shtimin e spekulimeve.

“Të gjithë më thërrasin mua. A e doni numrin tim? Ashtu që edhe ju të më thërrisni? Në rregull, do ta rregullojmë këtë”, i tha ai një gazetari pas fitores së LA Galaxys 2 me 1 ndaj Minnesota United.

38-vjeçari është ikonë e Serisë A duke fituar tituj kampioni me Juventusin, Interin e Milanin.

Kontrata e tij me Galaxyn skadon në dhjetor dhe u raportua se ai po kërkohet nga shumë klube në Itali. Në 57 paraqitje për klubin amerikan, sulmuesi ka realizuar 52 gola.