Sport

Bayerni interesohet për Umtitin

Skuadra e Bayern Muenchenit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Barcelonës, francezit Samuel Umtiti ka shkruar të martën "Bild".

Bëhet e ditur se Bayerni e sheh Umtitin si përforcim të duhur për repartin defensiv dhe tashmë po synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te Bayerni janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e 25-vjeçarit, transmeton Koha Ditore.

Umtiti këtë edicion ka vetëm një paraqitje te Barcelona dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi spanjoll për shkak të minutazhës së vogël.

Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023. Umtiti te Barcelona është transferuar para tri vjetësh nga skuadra e Lyonit. Ai ka edhe 31 ndeshje me Francën.