Sport

Reali kërkon fitoren e parë të stinorit në “Champions”

Real Madridi është në presion, i goditur nga lëndimet dhe i duhet fitore në Ligën e Kampionëve.

Para ndeshjes vendimtare kundër Galatasarayt të martën, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka shumë telashe, shkruan sot Koha Ditore.

Real Madridi ende nuk ka fituar një ndeshje në Grupin A këtë stinor. Një dështim i tretë rresht do ta fuste skuadrën madrilene në rrezik për të dështuar të kalojë grupin në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga stinori 1989-90.

Pas humbjes demoralizuese në ligë në fundjavë nga Mallorca, Zidane duhet të gjejë mënyrën për të përgatitur skuadrën, së cilës i mungojnë Luka Modriq e Gareth Bale. Po ashtu në Stamboll nuk do të jenë as Lucas Vazquez e Marco Asensio për shkak të lëndimeve, ndërsa në dyshim është edhe Toni Kroos.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)