Basketboll, Prishtina largon dy të huaj

Basketboll, Prishtina largon dy të huaj

21 October 2019 21:46

Amerikanët Shea Feehan dhe Jonathan Janssen më nuk janë pjesë e Sigal Prishtinës.

Ekipi bardhekaltër ka njoftuar të hënën se ka shkëputur marrëveshjet me amerikanët, të cilët nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre deri më tash.

Feehan dhe Janssen iu bashkuan Prishtinës para fillimit të këtij edicioni dhe në të gjitha garat kanë regjistruar katër paraqitje.

Feehan ka luajtur me mesatare prej tri pikëve për ndeshje, kurse Janssen me dy pikë.

Me largimin e këtyre dy lojtarëve, te Prishtina kanë mbetur të huaj vetëm Fahro Alihoxhiq e Jonathan Wade, meqë plejmejkeri Divine Myles konsiderohet si lojtar vendor.

Prishtina ka larguar Feehanin e Janssenin në prag të edicionit të ri në FIBA Europe Cup, garë në të cilën po paraqitet për vitin e pestë rresht.

Kampionia e Kosovës në fuqi, të mërkurën mbrëma në shtëpi do të luajë kundër APOEL Nicosias, ndeshje që nis në orën 19:00 dhe i takon Grupit C, e që e përbëjnë edhe Ventspilsi i Lituanisë e Medi Bayereuthi i Gjermanisë.

Sa i përket Superligës së Kosovës, Prishtina në pesë ndeshje të luajtura deri më tash ka katër fitore e një humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme