Ibrahimoviq i ofrohet Interit

Ibrahimoviq i ofrohet Interit

21 October 2019 12:42

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka gjasa të mëdha që të rikthehet në Serie A pas shtatë vjetësh.

E përditshmja italiane “Il Giornale” ka shkruar të hënën se Ibrahimoviq tashmë i është ofruar Interit, ekip për të cilin ka luajtur tri vite (2006-2009).

Mësohet se agjenti i Ibras, Mino Raiola tashmë ka nisur konkatet me krerët e Interit, të cilëve u ka ofruar shërbimet e klientit të tij, transmeton Koha Ditore.

Ibrahimoviq, te ekipi italian do të transferohej si lojtar i lirë gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse arrihet marrëveshja. 38-vjeçari, ka kontratë me ekipin amerikan Los Angles Galaxy deri në dhjetor të këtij viti.

Këtë edicion në MLS, Ibra ka shënuar 30 gola në 29 ndeshje. Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, PSG-ja, Milani, Barcelona, Juventusi, Ajaxi dhe Malmo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme