Real Madridi nis kontaktet me Mourinhon

Real Madridi nis kontaktet me Mourinhon

21 October 2019 12:27

Humbja e Real Madridit nga Mallorca (1:0), vikendin e shkuar ka bërë që presidenti Florentino Perez ta kërkoj kthimin e Jose Mourinhos në “Santiago Bernabeu”.

“El Chiringuito” ka raportuar të hënën se Perez tashmë ka nisur kontaktet me Mourinhon, që pritet së shpejti ta zëvendësoj Zinedine Zidanen në krye të Real Madridi.

Perez nuk është i kënaqur me punën e Zidanet dhe po kërkon kthimin e portugezit Mourinho, transmeton Koha Ditore.

Mourinho është i papunë prej fillimit të këtij viti kur u shkarkua nga Manchester Unitedi kurse te Real Madridi ka punuar për tri vite (2010-2013), duke fituar titullin e kampionit, kupën dhe Superkupën e Spanjës.

Mourinho gjatë 178 ndeshjeve me Real Madridin, ka regjistruar 128 fitore.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme