Luis Scola, lidhja mes dy gjeneratave të arta të basketbollit argjentinas

Luis Scola, lidhja mes dy gjeneratave të arta të basketbollit argjentinas

21 October 2019 09:18

Në tetor të vitit 2018, sportistët e rinj në Fshatin Olimpik në Buenos Aires patën mundësinë të admirojnë një pikturë të madhe muri të bërë në nderim të “Gjeneratës së artë” të basketbollit argjentinas.

Në Parkun Urban në Puerto Madero, ku u mbajtën garat e ngulitjeve në Lojërat Olimpike të të Rinjve dhe po ashtu turneu tre kundër tre në streetball, tribunat ishin të mbushura me tifozë që mbanin fanella me emrat e lojtarëve legjendarë, veçanërisht të Luis Scolas dhe Manu Ginobilit.

Dhe, për kënaqësi të tifozërisë, sportistët me fanellat bardhë e kaltër dhuruan spektakël. Fausto Ruesga ndriçoi garën e ngulitjeve duke fituar të artën dhe ndihmoi bashkëlojtarët Juan Hierrezuelo, Juan de la Fuente dhe Marco Giordano që të fitojnë edhe të artën në 3x3 duke mposhtur në finale Belgjikën, me shifrat 20:15, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”.

“Është e pamundur që ne lojtarët e rinj të ëndërrojmë të arrijmë atë që arriti Gjenerata e Artë. Shpresoj që kjo fitore të na japë një shtytje për të ardhmen”, tha De la Fuente pas ndeshjes finale.

E ardhmja është Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, dhe Scola, tash 39-vjeçar, ende po luan dhe po inspiron gjeneratën e re. Ai madje kishte përfunduar koshashënuesi më i mirë i skuadrës në Lojërat Pan-amerikane në Lima të Perusë këtë vit, duke realizuar 28 pikë në finale më 5 gusht, në fitoren 84:66 ndaj Porto-Rikos, ku Argjentina riktheu titullin të cilin nuk e kishte fituar që nga viti 1995.

Duke arritur në finale të Botërorit 2019 të basketbollit në Kinë, Argjentina u kualifikua në Lojërat Olimpike të Tokios si një nga dy-top skuadrat e kontinentit të Amerikës në këtë Botëror, përkrah SHBA-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme