Sport

Pefqeli, “lojtari i minutave të fundit”

Kur bëhet fjalë për gola vendimtarë që realizohen në minutat e fundit apo në ato shtesë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës, atëherë mendja shumëkujt i shkon të një futbollist.

Është ky mesfushori Mërgim Pefqeli, që këtë edicion po luan me skuadrën e Llapit. Në fakt, Pefqeli tashmë e ka fituar nofkën "heroi i minutave të fundit". Dhe, Llapi këtë edicion ka siguruar dy fitore të rëndësishme me golat e Pefqelit në minutat e fundit, shkruan sot Koha Ditore. 

Mposhti Feronikelin 2:1 në udhëtim, me golin vendimtar të Pefqelit në minutën e dytë të kohës shtesë dhe më pas Dukagjinin në shtëpi me rezultatin identik. Sërish realizator ishte mesfushori ofensiv që realizoi në minutat e fundit.

Pefqeli vendimtar është treguar edhe te skuadra e Prishtinës, pjesë e së cilës ishte edicionin e shkuar, pasi me golat e tij në minutat shtesë ka siguruar pikët e plota në ndeshjet me Llapin, Gjilanin dhe Lirinë.

Pefqeli golin e parë "të minutave të fundit" e ka shënuar para katër vjetësh. Atëbotë, ishte pjesë e Hajvalisë, ekip që tashmë është shuar dhe në atë edicion luftonte për titullin e kampionit.

Në ndeshjen kundër Dritës, te rezultati 1:1, në minutën e fundit të takimit, Pefqeli doli në skenë për t'i siguruar tri pikë për skuadrën. Ai thotë se historia e tij me golat vendimtarë ka nisur atë vit dhe ndihet mirë kur arrin t'i sigurojë fitoren ekipit në momentet më dramatike të ndeshjes.

"Golin tim të parë të minutave të fundit e kam shënuar në vitin 2015 kur isha pjesë e Hajvalisë. Ia sigurova fitoren ndaj Dritës. Edicionin e shkuar kam vazhduar me gola vendimtarë te Prishtina ndaj Lirisë, Gjilanit e Llapit dhe këtë edicion këtë po e bëj te Llapi pas golave me Dukagjinin e Feronikelin", thotë Pefqeli që këtë edicion ka realizuar tre gola....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)