Sport

Juve mposht Bolognan

Descriptive Text

Juventusi ka fituar përballjen e sotme ndaj Bolognës.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1 në këtë takim, transmeton Koha.net.

Ishte portugezi Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e parë në minutën e 19.

Mysafirët barazuan shifrat në minutën e 26 përmes Danilos.

Megjithatë, vendasit nuk lejuan befasi dhe arritën të shënojnë golin e fitores në minutën e 54 përmes boshnjakut Miralem Pjaniq.

Me këtë fitore Juve arrin në kuotën e 19 pikëve në krye të tabelës, derisa Bologna ka nëntë pikë në vendin e dhjetë.